Pas barazimit 0-0 ndaj Juventusit në Allianz, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, komentoi paraqitjen e ekipit dhe rikthimin në stadiumin ku ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës.
Allegri vlerësoi përpjekjet e skuadrës, por theksoi se nevojitet më shumë për të fituar.
“Nuk sulmuam mjaftueshëm me mesfushorët. Në pjesën e dytë u përmirësuam fizikisht, por Juventus kishte një rast të madh, të ndalur nga Maignan. Pozitivja është që nuk pësuam gol dhe vazhduam serinë pozitive, por duhet të jemi më agresivë.”
Ai foli edhe për rikthimin e Rafael Leaos pas një mungese prej 45 ditësh.
“Leao duhet të rikthejë formën. Ai dhe Nkunku janë lojtarë që mund të vendosin ndeshjen. Ka luajtur si qendërsulmues më parë dhe lëvizja e tij ndaj topit të Modric ishte shumë e mirë, por duhet të kuptojë që mund të bëjë diferencën.”
Në fund, komentoi edhe ndjesitë personale për rikthimin në Allianz.
“Ishte emocionuese të shihja njerëzit me të cilët kam punuar. Falënderoj tifozët për pritjen. Jam i lumtur që u ktheva. Marrja e një pike ishte pozitive, por mund të kishim bërë më mirë.”



