Yuki Tsunoda pati një fundjavë të vështirë në Çmimin e Madh të Singaporit, duke e quajtur xhiron e parë si “nisja më e keqe të jetës së tij”.
Pas një kualifikimi të dobët dhe një nisjeje katastrofale, ai ra nga vendi i 13-të në të 17-in dhe përfundoi i 12-ti, jashtë zonës së pikëve.
Pavarësisht ritmit të mirë gjatë garës, Tsunoda ndodhet nën presion, pasi Red Bull po shqyrton opsione të reja për vitin 2026, mes tyre Isack Hadjar dhe Arvid Lindblad. Shefi i ekipit, Laurent Mekies, pranoi se e shtuna ishte dobët, por lavdëroi rikuperimin e tij në garë.



