Pas rrëzimit të tij në garën e fundit të zhvilluar në Indonezi, Marc Marquez do të humbasë dy garat e ardhshme të botërorit të MotoGP.
Testet që e piloti spanjoll zhvilloi zbuluan një frakturë në bazën e procesit korakoid dhe një këputje të ligamentit në shpatullën e tij të djathtë.
“Ekzaminimi klinik dhe vlerësimi radiologjik përjashtuan çdo korrelacion me lëndimet e mëparshme dhe gjithashtu konfirmuan mungesën e zhvendosjes së konsiderueshme të kockave“, thuhet në një deklaratë të motorit Ducati.
Më tej, deklarata sqaron: “Për këtë arsye, ekipi mjekësor ka vendosur të vazhdojë me trajtimin konservativ, i cili përfshin pushim dhe imobilizim të shpatullës së prekur derisa fraktura të jetë shëruar dhe konsoliduar plotësisht, duke e përjashtuar kështu përfundimisht atë nga garat në Australi dhe Malajzi“.
Kampioni i sapokurorëzuar i botës Marc Marquez, do t’u nënshtrohet kontrolleve javore dhe progresi i tij do të përcaktojë kohën e tij përfundimtare të rikuperimit dhe kthimin në garë.

“Për fat të mirë, dëmtimi nuk është serioz, por është e rëndësishme të respektohet koha e rikuperimit”, tha Marquez.
“Qëllimi im është të kthehem para fundit të sezonit, por pa e shtyrë kohën e rikuperimit përtej asaj që rekomandojnë mjekët. Objektivi, si individualisht ashtu edhe si ekip, është arritur dhe tani përparësia është të rikuperohemi mirë dhe të kthehemi në 100 për qind formën e duhur”, tha pilotit i Ducatit.



