Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino vjen sot në Kosovë
K

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino vjen sot në Kosovë

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, do të qëndroj sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kjo është hera e dytë që kreu i futbollit botëror viziton vendin tonë, duke theksuar kështu rëndësinë që FIFA i kushton zhvillimit të futbollit në Kosovë dhe mbështetjes së saj në arenën ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit të tij, Infantino do të pritet nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do ta dekorojë atë me një çmim shtetëror si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të vazhdueshëm në përkrahje të futbollit kosovar.

Ceremonia zyrtare e dekorimit do të mbahet në ora 13:00 në Presidencën e Republikës së Kosovës, me pjesëmarrjen e figurave të larta shtetërore dhe përfaqësuesve të institucioneve sportive në vend.

Vizita e Infantinos vjen në një kohë kur futbolli kosovar po vazhdon të rritet në nivel ndërkombëtar, ndërsa përkrahja e FIFA-s konsiderohet jetike për zhvillimin e mëtejmë të infrastrukturës dhe të rinisë sportive në vend. /AutoPortali

TË FUNDIT