Asllani pjesë e formacionit të javës në Bundesliga
A

Asllani pjesë e formacionit të javës në Bundesliga

Ylli i Kosovës, Fisnik Asllani, ka marrë vëmendjen e futbollit gjerman pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në ndeshjen ndaj Heidenheimit, ku shënoi një supergol nga distanca.

Falë performancës mbresëlënëse, sulmuesi i Hoffenheimit është përfshirë në formacionin e javës në Bundesligë, të përzgjedhur nga faqja e njohur e statistikave “Sofascore”.

Asllani është vlerësuar me notën 8.7, një ndër më të lartat e javës, duke u renditur në mesin e yjeve të ligës elitare gjermane.

Këtë sezon, lojtari me origjinë nga Kosova po kalon një periudhë të shkëlqyer, pasi ka shënuar pesë gola dhe është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Hoffenheimit.

Kjo përfshirje në formacionin e javës është një tjetër dëshmi e rritjes së vazhdueshme të Asllanit dhe e ndikimit që ai po ka në një nga kampionatet më të forta në botë.

TË FUNDIT