Hamilton reagon ashpër pas garës në Meksikë
H

Hamilton reagon ashpër pas garës në Meksikë

Charles Leclerc e përfundoi Çmimin e Madh të Meksikës në vendin e dytë, por Lewis Hamilton mund ta kishte zënë vendin e monegaskut.

Kampioni shtatë herë i botës ishte i dyti në kthesën e parë pas startit, por prerjet në pistë të Leclerc dhe Verstappen krijuan kaos.

Hamilton kërkoi me radio pozicionin e tij dhe më pas u sulmua nga Verstappen, ku gjatë duelit ai doli në bar dhe preu shkurt, duke mos arritur të rifitonte pozicionin dhe duke u ndëshkuar me një penalitet prej 10 sekondash. Kjo e kompromentoi garën e Hamilton, i cili përfundoi në vendin e tetë.

“Jam i zhgënjyer nga ata që janë përgjegjës. Ka standarde të dyfishta. Gjërat nuk shkuan siç shpresoja. Pata një nisje të mirë, por gjithçka ndryshoi për shkak të disa vendimeve përtej kontrollit tim dhe, që nga ajo kohë, ishte e pamundur të rikuperohesha”, deklaroi Hamilton.

“Në përgjithësi, patëm një makinë të mirë gjatë gjithë fundjavës dhe jam mirënjohës për progresin që kemi bërë si ekip. Mezi pres për Brazilin, është një nga garat e mia të preferuara. Do të jetë e veçantë të garoj atje për herë të parë me Ferrari”, tha britaniku.

TË FUNDIT