Aksident i rëndë në Moto3
A

Aksident i rëndë në Moto3

Piloti spanjoll Jose Antonio Rueda, kampioni i sapokurorëzuar i botës në kategorinë Moto3 të garave të motoçiklizmit, pati një aksident të rëndë me zviceranin Noah Dettwiler në garën e fundit në Malajzi.

Ishte Rueda ai që goditi motorin e Dettwiler, i cili ishte i ngadaltë, ndoshta për shkak të një problemi teknik, gjatë xhiros së formacionit në Sepang. Piloti zviceran, i cili i është nënshtruar disa operacioneve, po lufton për jetën.

Babai i Dettëiler i tha gazetës “Blick” se djali është në gjendje të qëndrueshme dhe i shtruar në kujdes intensiv, por “është shumë herët për ta shpallur jashtë rrezikut”.

Menjëherë pas aksidentit, MotoGP njoftoi se dy pilotët ishin të vetëdijshëm dhe ishin transportuar me helikopter mjekësor në spital. Ekipi “Ajo”, më vonë njoftoi se Rueda ia hodhi vetëm me një dorë të thyer.

TË FUNDIT