Futbolli turk në probleme, qindra gjyqtarë të përfshire në kurdisje të ndeshjeve
F

Futbolli turk në probleme, qindra gjyqtarë të përfshire në kurdisje të ndeshjeve

Një skandal i rëndë ka tronditur futbollin turk, pasi dhjetëra arbitra janë kapur të përfshirë në veprimtari bastesh sportive.

Federata e Futbollit të Turqisë (TFF) ka njoftuar nisjen e hetimeve dhe masave disiplinore ndaj të gjithë personave të dyshuar.

Pas pesë vitesh hetime është zbuluar se nga 571 gjyqtarë të licencuar, 371 kanë llogari bastesh, ndërsa 152 luanin rregullisht.

Disa kishin vendosur baste vetëm një herë, por 42 të tjerë rezultojnë të kenë bastuar në mbi 1,000 ndeshje. Një prej tyre kishte vendosur madje 18,227 baste.

Presidenti i TFF-së, Ibrahim Ethem Haciosmanoglu, deklaroi në një konferencë për shtyp se Federata nuk do të tolerojë asnjë shkelje që dëmton integritetin e futbollit.

Ai nuk zbuloi emra, por konfirmoi se në listë janë 7 arbitra kryesorë dhe 15 ndihmës nga ligat e larta, ndërsa pjesa tjetër vjen nga kategori të ulëta.

“Nëse duam ta kthejmë futbollin turk në nivelin që meriton, duhet të pastrojmë çdo papastërti që e ka njollosur atë,” u shpreh Haciosmanoglu, duke shtuar se të gjithë të përfshirët do të përballen me ndëshkimet e merituara nga bordi disiplinor i TFF-së. /AutoPortali

TË FUNDIT