Lajme të reja për gjendjen e pilotit Noa Detwiler
L

Lajme të reja për gjendjen e pilotit Noa Detwiler

Frika për 20-vjeçarin Noa Detwiler vazhdon edhe pas aksidentit të rëndë në pistën e Sepangut. Sipas mjekut të MotoGP-së, Angel Charte, ai është stabil, por në gjendje serioze. Familja e tij ka mbërritur në Kuala Lumpur për të qëndruar pranë tij.

Gjatë xhiros së ngrohjes, Detwiler u godit me shpejtësi nga spanjolli José Antonio Rueda. Pas përplasjes, mjekët e reanimuan në pistë dhe e dërguan me helikopter në spital, ku iu nënshtrua disa operacioneve urgjente. Shpretka e dëmtuar iu hoq, por nuk janë konstatuar lëndime të tjera të brendshme.

Ekipi CIP-KTM njoftoi se të gjitha operacionet kanë shkuar mirë dhe se piloti është stabil, megjithëse gjendja mbetet kritike. Ai është i lidhur me aparat frymëmarrjeje.

Kampioni Francesco Bagnaia u shpreh i tronditur dhe kritikoi organizatorët që lejuan zhvillimin e garës pas aksidentit.

Ngjarja ka kujtuar aksidentin e famshëm në “Grobnik” më 1990, kur piloti Reinhard Roth pësoi lëndime të rënda që e lanë të paralizuar deri në vdekje në vitin 2021.

TË FUNDIT