Tri skuadra kosovare zhvillojnë sonte ndeshje të rëndësishme në garat evropiane.
Kampionia Trepça pret Anwil-in në “Minatori” të Mitrovicës (ora 18:30), në kuadër të Grupit J të FIBA Europe Cup.
Të dy ekipet kërkojnë fitoren e parë, pasi kanë pësuar humbje nga PAOK dhe Braunschweig. Mitrovicasit synojnë triumfin e parë para tifozëve në këtë edicion evropian.
Kujtojmë që Anwil-i kishte eliminuar Bashkimin në raundet kualifikuese.
Ndërkohë, Bashkimi përballet me skuadrën franceze Dijon (ora 19:00), po ashtu në kërkim të fitores së parë në Grupin J.
Prizrenasit, që po debutojnë në këtë garë, kanë humbur dy ndeshjet e para ndaj Cibona-s dhe Reggiana-s.
Në anën tjetër, Sigal Prishtina zhvillon ndeshjen e tretë në Ligën ENBL, si mysafire e Slovan Bratislava (ora 19:00).
Bardhekaltrit kanë dy fitore në dy ndeshje ndaj Brussels Basketball (80:75) dhe Gimle Basket (90:79), ndërsa Slovan ka një fitore dhe dy humbje. /AutoPortali




