Hollie McRae ndjek gjurmët e babait legjendar Colin McRae
H

Hollie McRae ndjek gjurmët e babait legjendar Colin McRae

Pas gati dy dekadash larg botës së garave, Hollie McRae, vajza e kampionit legjendar të rallyt Colin McRae, është gati për debutimin e saj si pilote. 26-vjeçarja do të marrë pjesë në “Roger Albert Clark Rally” në Angli, një nga garat më të vështira në Britani.

Hollie, e cila humbi babanë dhe vëllanë e vogël në aksidentin tragjik të vitit 2007, thotë se tani ndihet gati të vazhdojë trashëgiminë familjare.

“E ndjej sikur babai im është ulur pranë meje. S’dua më të shqetësohem për çfarë mendojnë të tjerët”, ka thënë Hollie.

E rritur në një familje kampionësh, me gjyshin Jimmy dhe xhaxhain Alister McRae gjithashtu garues, Hollie synon të provojë se pasioni i familjes McRae nuk është vetëm për burrat.

“Po, baba, shiko. Hollie po garon. Dhe po garon shpejt!”

TË FUNDIT