Stella me vlerësim interesant për Formula 1
S

Stella me vlerësim interesant për Formula 1

Shefi i McLaren-it, Andrea Stella, beson se Formula 1 po përjeton grupin më të fortë të pilotëve ndonjëherë, ndërsa Lando Norris dhe Oscar Piastri luftojnë për titullin botëror.

Aktualisht 10 pilotë janë fitues garash, 10 kanë marrë pole position dhe 15 kanë podiume që do të thotë se pothuajse gjithë gridi, përveç Yuki Tsunodas dhe debutantëve Bearman, Lawson, Bortoleto dhe Colapinto.

GP i Brazilit e dëshmoi konkurrencën ekstreme: në Q3, dhjetë makinat e para nga shtatë skuadra u ndanë vetëm me 0.528 sekonda, ndërsa diferenca ishte po aq e vogël edhe në Q1 dhe Q2.

“Nuk mbaj mend ndonjë sezon tjetër me kaq shumë pilotë kaq konkurrues. Kjo gjeneratë është jashtëzakonisht e fortë”, ka thënë Stella.

Edhe pse gara për titull është mes Norris dhe Piastri, Stella beson se 7–8 pilotë kanë aftësi për të fituar kampionatin, gjë që sipas tij tregon cilësinë e kategorive të reja zhvillimore.

“Kategoritë e reja janë bërë shumë të mira. Pilotët e rinj stërviten me të dhëna dhe teknologji që në adoleshencë, prandaj diferencat në F1 janë tani vetëm në 1%-shin e fundit”.

TË FUNDIT