Hamilton me paralajmërim të çuditshëm
H

Hamilton me paralajmërim të çuditshëm

Lewis Hamilton mezi priti fundin e sezonit, në të cilin me Ferrarin regjistroi rezultatet më të dobëta në karrierën e tij. Britaniku kishte pritje të mëdha nga sezoni me Ferrarin, por nuk arriti asnjëherë as të ngjitej në podium.

Për herë të parë në karrierë, Hamilton nuk regjistroi asnjë podium të vetëm. Ai pati vetëm një fitore në sprint.

“Tani mezi pres vetëm pushimin, të shkëputem plotësisht. Të mos flas me askënd. Askush nuk do të mund të më gjejë këtë dimër. Nuk do të kem me vete as telefon. Mezi e pres, sinqerisht. Dua vetëm të shkëputem nga Matriksi. Telefonin gjithmonë e kam me vete, por këtë herë do të përfundojë në koshin e plehrave”, ka thënë Hamilton pas garës së fundit.

Hamilton e mbylli sezonin në vendin e gjashtë në renditjen e pilotëve, pas shokut të ekipit, Charles Leclerc, i cili kishte 86 pikë më shumë.

Ferrari e zhvendosi fokusin te viti 2026 që në prill, por nëse kjo do të japë rezultat, do ta mësojmë që nga Çmimi i Madh i Australisë, që zhvillohet nga 6 deri më 8 mars në pistën “Albert Park”.

TË FUNDIT