Piastri: Ngritjet do t’i shijoj, nga rëniet do të mësoj
P

Piastri: Ngritjet do t’i shijoj, nga rëniet do të mësoj

Piloti i McLaren, Oscar Piastri, shpreson që do të ketë shumë mundësi të tjera për të fituar titullin kampion të Formulës 1.

Lando Norris fitoi titullin e kampionit falë vendit të tretë në Çmimin e Madh të Abu Dabit, që shënoi përfundimin e kampionatit të këtij viti. Fitoren në pistën “Yas Marina” e mori Max Verstappen, sundimi i të cilit përfundoi pas katër vjetësh.

Britaniku arriti suksesin më të madh të karrierës me dy pikë më shumë se Max Verstappen. Piastri përfundoi i treti, me 13 pikë më pak se shoku i tij i ekipit.

“Sinqerisht, jam mjaft i kënaqur me garën. E dija që për të fituar titullin, duhej të kishim një kombinim të përsosur. E bëra gjithçka që mundja dhe u vendosa në pozicionin më të mirë për të provuar të fitoja dhe t’i ofroja vetes mundësinë më të mirë, por nuk ndodhi. Mendoj se mund të jemi shumë  krenarë për sezonin”, tha Piastri.

“Në nivel personal, sigurisht që kjo nuk është fundjava që kisha shpresuar, por kur e shoh sezonin si një tërësi, jam shumë krenar për punën që bëra unë dhe ekipi im. Një përparim i madh krahasuar me vitin e kaluar. Jam i emocionuar për shumë beteja të ardhshme”.

Oscar Piastri admits aiding Lando Norris in F1 Abu Dhabi GP wouldn't be  'the easiest decision' - Motorsport Week

Australiani ka udhëhequr për një kohë të gjatë renditjen e përgjithshme, por një rënie në formë përpara fundvitit i kushtoi shumë.

“Ka pasur ngritje dhe rënie gjatë vitit. Për ngritjet do të shikoj me shumë krenari dhe gëzim, ndërsa nga rëniet do të nxjerr mësime shumë të rëndësishme. Kam shumë vite përpara dhe, shpresoj, shumë mundësi të reja”, ka shtuar australiani.

TË FUNDIT