Solberg shton përgatitjet për WRC 2026
S

Solberg shton përgatitjet për WRC 2026

Oliver Solberg, kampion i WRC2 në 2025 dhe piloti më i ri i Toyotas për sezonin 2026, do të ngasë për herë të parë një Toyota GR Yaris Rally1 në asfalt këtë fundjavë në Rallye Hivernal du Devoluy në Francë. Gara prej 137 km do t’i shërbejë si provë e rëndësishme para hapjes së sezonit në Monte Carlo.

Solberg, që këtë vit mori edhe fitoren e tij të parë të përgjithshme në WRC (Rally Estonia), tha se gara do të ndihmojë shumë në testimin e makinës dhe gomave në kushte të përziera. Ai pranoi se ka ende shumë për të mësuar në asfalt, pasi eksperienca e tij e fundit me Rally1 në tarmac daton nga viti 2022.

Në garë do të jenë edhe Adrien Fourmaux me Hyundai i20 N Rally1 dhe Hayden Paddon me Hyundai i20 N Rally2.

TË FUNDIT