Lewis Hamilton, Max Verstappen, Lando Norris dhe Oscar Piastri janë përfshirë në listën e Sportico-s për 100 atletët më të paguar të vitit 2025. Piloti i Ferrarit ishte më i paguari mes pilotëve të Formula 1, në vendin e 11-të.
Sipas Sportico-s, Hamilton fitoi rreth 100 milionë dollarë në total, duke përfshirë 70 milionë nga paga dhe shpërblimet dhe 30 milionë nga sponsorët. Pas tij renditet Max Verstappen në vendin e 15-të, ndërsa Lando Norris u pozicionua i 32-ti dhe Oscar Piastri i 96-ti.
Në krye të listës së përgjithshme u rendit Cristiano Ronaldo, ndërsa mes emrave të tjerë të njohur janë Lionel Messi, LeBron James dhe Rory McIlroy.



