Lebron James nuk përfshihet në ndeshjen All-Star për herë të parë pas 21 vitesh
L

Lebron James nuk përfshihet në ndeshjen All-Star për herë të parë pas 21 vitesh

Si çdo vit, spektakli i madh i NBA All-Star Game ka bashkuar yjet më të mëdhenj të basketbollit amerikan, duke përballur lojtarët më të mirë të Konferencës Lindore me ata të Konferencës Perëndimore.

Kjo ndeshje speciale mbetet një nga ngjarjet më të ndjekura të sezonit në NBA, falë nivelit të lartë dhe emrave të mëdhenj që marrin pjesë.

Megjithatë, edicioni i këtij viti ka sjellë një surprizë të madhe, pasi në listën e të ftuarve mungon ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James.

Mospërfshirja e “King James” ka ngjallur reagime dhe diskutime të shumta në opinionin sportiv, duke qenë se ai është një nga figurat më ikonike të ligës.

Nga Konferenca Lindore, në All-Star u përzgjodhën emra të njohur si Giannis Antetokounmpo, Jalen Brunson, Tyrese Maxey, Cade Cunningham dhe Jaylen Brown, ndërsa Konferenca Perëndimore përfaqësohet nga yje të mëdhenj si Stephen Curry, Nikola Jokic, Victor Wembanyama dhe Luka Doncic

Sipas statistikave, hera e fundit që LeBron James nuk ishte pjesë e NBA All-Star Game daton në vitin 2004, çka e bën këtë mungesë edhe më të veçantë dhe historike për ligën. /AutoPortali

TË FUNDIT