Ducati prezantoi ekipin zyrtar të Moto GP në Madona di Kampilio, me dyshen Marc Marquez dhe Francesco Bagnaia.
Viti 2026 është historik për markën nga Borgo Panigale, që feston 100-vjetorin, ndërsa Marquez shihet si favoriti kryesor për titullin e dhjetë botëror.
CEO Claudio Domenicali theksoi rëndësinë e këtij sezoni, trashëgiminë e Ducatit dhe prezantoi ngjyrën e re “të kuqen e 100-vjetorit”, me frymë retro. Ai nënvizoi gjithashtu rolin e teknologjisë së garave në zhvillimin e motorëve të rrugës.
Bagnaia dhe Marquez zbuluan motorët e rinj, ku kampioni italian e cilësoi atë si më të mirin që ka drejtuar, ndërsa Marquez u shpreh i përgatitur dhe i motivuar për sezonin e ri. Të dy pilotët folën për rivalitetin, objektivat dhe ambicien për sukses në një vit jubilar për Ducatin.



