Honda pranon vështirësi për sezonin 2026 të F1
H

Honda pranon vështirësi për sezonin 2026 të F1

Honda ka pranuar se mund të hasë në probleme në sezonin 2026 të Formula 1, për shkak të rregullave të reja të motorëve dhe zhvillimit jo sipas planit të motorit me djegie të brendshme. Ndërsa pjesa elektrike po ecën mirë, progresi i motorit termik mbetet shqetësues.

Bashkëpunimi i ri me Aston Martin nis mes pasigurive, megjithëse synimi afatgjatë i Honda-s është lufta për tituj. Diferenca reale me rivalët pritet të kuptohet vetëm pas testeve para-sezonale në Barcelonë.

TË FUNDIT