SF-26 ka një flap të quajtur FTM që shfrytëzon rrjedhën e gazrave të shkarkimit, tashmë aktiv edhe në marshet e ulëta për rikuperim energjie
Ferrari befasoi paddock-un e Formula 1 kur prezantoi një risi krejtësisht të re aerodinamike në nisje të testit të dytë parasezonal 2026 në Bahrain, të mërkurën.
Një krah i vogël u shfaq përpara tubit të shkarkimit të SF-26, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e skuadrave të tjera, ndërsa Charles Leclerc doli në pistën e Sakhir përpara se Lewis Hamilton të hipte në makinë pasdite.
Skuadrat lejohen të vendosin një pajisje aerodinamike në atë zonë të makinës për sa kohë që ajo nuk tejkalon 60 mm nga boshti, dhe zakonisht ky kufizim nuk lejon që elementi të shtrihet përtej fundit të shkarkimit.
Megjithatë, inxhinierët e Ferrari-t arritën ta anashkalonin këtë problem duke zhvendosur diferencialin sa më mbrapa të ishte e mundur, duke shfrytëzuar hapësirën nën strukturën deformuese. Në përgjithësi, e gjithë zona në fjalë ishte projektuar që në fillim duke pasur parasysh futjen e këtij elementi të ri, i njohur si FTM në garazhin e Scuderia-s.
e kësaj zgjidhjeje lidhen edhe me përdorimin specifik të njësive të fuqisë për vitin 2026. Nevoja për të rimbushur baterinë ka detyruar prodhuesit e motorëve të përdorin edhe motorin me djegie të brendshme si gjenerator energjie elektrike. Kjo kërkon që motori V6 të mbahet në rrotullime të larta dhe, si pasojë, me djegie të vazhdueshme që prodhon gazra shkarkimi edhe në kthesa të marra me shpejtësi mesatare dhe të ulët.
Nëse zgjidhja konfirmon përparësitë e pritshme, rivalët nuk do të mund ta kopjojnë lehtësisht pa ridizajnuar pjesën e pasme të makinës.



