Tenistja italiane Lucrezia Stefanini ka bërë publike se ka marrë kërcënime me vdekje përmes WhatsApp-it, pak para ndeshjes së saj në turneun e Indian Wells Open.
Sipas saj, kërcënimi mbërriti drejtpërdrejt në numrin e saj personal të telefonit, ku iu kërkua që të humbiste ndeshjen.
27-vjeçarja tregoi se në mesazhin e marrë ishte përfshirë një fotografi e një arme, si dhe emrat e prindërve të saj dhe vendlindja e saj, duke e bërë situatën edhe më alarmante.
View this post on Instagram
“Po e bëj këtë video për të raportuar se çfarë më ndodhi para ndeshjes”, ka postuar Stefanini në profilin e saj në Instagram të martën.
“Mora kërcënime me vdekje në numrin tim të WhatsApp nëse nuk do ta humbisja ndeshjen. Më dërguan një fotografi të një arme dhe madje shkruan emrat e prindërve të mi dhe vendin tim të lindjes. Kjo është shumë serioze. Nuk mund ta besoj që sporti dhe tenisi mund të shkatërrohen nga njerëz të tillë, dhe që më është dashur të hyj në fushë duke u ndjerë e pasigurt. Kjo është arsyeja pse dhashë gjithçka për ta luajtur ndeshjen time deri në fund, dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”, u shpreh ndër të tjera tenistja italiane në videon e publikuar. /AutoPortali



