Ferrari po mban një profil të ulët këtë moment, në prag të fillimit të sezonit të ri në Formula 1, por të mos rënë në grackën e zhgënjimit të një viti më parë. “Kokëkuqja” po përgatitet për garën e parë sezonale në Australi me shpresën për fitore pas paraqitjes së mirë në testet dimërore.
Drejtori i ekipit të Ferrari, Frederic Vasseur, tha: “Testet e Bahreinit na lejuan të përfundonim një numër të mirë kilometrash dhe të mblidhnim të dhëna të vlefshme për të përmirësuar kuptimin tonë të makinës SF-26. Ne punuam metodikisht në disa fusha kyçe dhe mblodhëm shumë informacione të dobishme”.
“Kushtet e testimit nuk janë kurrë plotësisht përfaqësuese dhe Melburni do të jetë mundësia e parë e vërtetë për të vlerësuar konkurrueshmërinë tonë krahasuar me rivalët tanë. Si gjithmonë, në fillim të sezonit ka shumë të panjohura: do t’i qasemi fundjavës me fokus dhe përulësi”, tha Vasseur.



