Kosova dhe Shqipëria do ta organizojnë kampionatin evropian në Vollejboll
K

Kosova dhe Shqipëria do ta organizojnë kampionatin evropian në Vollejboll

Kosova dhe Shqipëria e kanë fituar të drejtën për organizimin e Kampionatit Evropian 2027 për grupmoshën U16 në volejboll.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Volejbollit e Kosovës, e cila ka njoftuar se vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit të Administratës së Confédération Européenne de Volleyball (CEV).

Sipas FVK-së, vendimi është konfirmuar përmes një letre zyrtare nga presidenti i CEV-it, Roko Sikirić, drejtuar presidentëve të dy federatave, Bahri Gjinovci dhe Erlind Pëllumbi.

Kampionati Evropian do të zhvillohet në verën e vitit 2027 në Prishtina dhe Tirana, ndërsa finalja e turneut është paraparë të mbahet në Prishtinë. Në këtë kampionat do të marrin pjesë gjithsej 16 shtete evropiane.

“Ky vendim i CEV-it vjen edhe si rezultat i organizimit shumë të suksesshëm nga Kosova dhe Shqipëria të Kampionatit Evropian U16 për vajza, i cili u mbajt gjatë verës së vitit 2026 dhe u vlerësua lartë nga institucionet evropiane të volejbollit”, thuhet në njoftimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës./ AutoPortali

TË FUNDIT