Pse Safari Rally Kenya do të jetë më shumë se kurrë një “lotari”
P

Pse Safari Rally Kenya do të jetë më shumë se kurrë një “lotari”

Sezoni i shirave ka goditur fort Kenian, duke e bërë garën më të vështirë të sezonit në World Rally Championship edhe më sfiduese këtë vit.

Piloti i Hyundai Shell Mobis WRT, Esapekka Lappi, tha se gara do të jetë si një “lotari”, pilotët shpresojnë për më të mirën sepse kushtet do të jenë shumë të paparashikueshme.

Reshjet e mëdha të shiut kanë përmbytur shumë segmente të garës, duke i kthyer rrugët e thata në baltë të thellë me shumë gropa. Shiu ka zbuluar edhe gurë të mëdhenj në rrugë, duke rritur rrezikun për shpime gomash dhe probleme mekanike.

Kampioni i botës dhe fituesi i dyfishtë i kësaj gare, Sebastien Ogier, tha se ky mund të jetë edicioni më i vështirë që ka parë ndonjëherë. Sipas tij, sasia e madhe e ujit dhe balta e bëjnë shumë të vështirë kontrollin e makinës dhe shikueshmërinë për pilotët.

Sebastien Ogier, Toyota Gazoo Racing WRT Toyota GR Yaris Rally1

Edhe piloti Oliver Solberg theksoi se çelësi do të jetë gjetja e ekuilibrit mes shpejtësisë dhe shmangies së problemeve në rrugë shumë të ashpra.

Në të kaluarën gara ka qenë e vështirë për Hyundai, ndërsa vitin e kaluar fitues ishte Elfyn Evans me Toyota Gazoo Racing WRT. Megjithatë, sipas Thierry Neuville, kushtet ekstreme këtë vit mund t’i japin çdo ekipi një shans për fitore.

Rally përbëhet nga 20 etapa dhe fillon të enjten (sot) pasdite.

TË FUNDIT