Arrestohet kosovari në Morinë, tentoi të trafikonte armë dhe makinë
A

Arrestohet kosovari në Morinë, tentoi të trafikonte armë dhe makinë

Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare në Morinë, nën dyshimin se tentoi të trafikonte në Shqipëri një armë zjarri.

Sipas Policisë së Shqipërisë, i dyshuari tentoi të trafikonte edhe një veturë të tipit “BMW” të vjedhur në Gjermani, transmeton Klankosova.tv, përcjell AutoPortali.

Gjatë operacionit u arrestua edhe një 34-vjeçar, po ashtu banues në Prishtinë.

Në ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

TË FUNDIT