Gjithçka që duhet të dini për garën në Kinë
G

Gjithçka që duhet të dini për garën në Kinë

Kampionati i Formula 1 nuk ndalet. Sapo ka nisur sezoni dhe menjëherë kemi edhe fundjavën e dytë të garave radhazi. Pas një fillimi shumë interesant të sezonit, që solli shumë pasiguri në epokën e re të F1, karavani i garave është zhvendosur nga Melbourne në Shanghai për Çmimin e Madh të Kinës. Kjo fundjavë do të jetë e veçantë, sepse sjell sprintin e parë të sezonit dhe të parin për këtë gjeneratë makinash.

Kina këtë fundjavë do të presë 11 skuadra dhe 22 pilotë në garën e dytë të sezonit 2026. Kjo është një mundësi që ekipet të njihen më mirë me makinat e reja, të përshtaten me rregullat e reja teknike dhe të lënë një përshtypje të fortë në pistë.

Nuk ka gjumë – sprinti është të shtunën në 04:00!

Pas garës së parë në Melbourne, e cila premtoi shumë sidomos në 10 xhirot e para, “cirku i madh” i Formula 1 këtë fundjavë ndodhet në Shanghai. Pyetja është nëse pilotët e Mercedesit, që ishin shumë impresionues në Australi, do të vazhdojnë dominimin e tyre në Kinë me modelin W17.

Në çdo rast, do të duhet të zgjoheni herët për ta ndjekur këtë raund të dytë të sezonit, pasi sprinti zhvillohet të shtunën në orën 04:00 sipas kohës sonë. Po atë ditë, në 08:00 zhvillohen edhe kualifikimet, ndërsa gara kryesore zhvillohet të dielën.

TË FUNDIT