Schumacher parashikon “luftë” te Ferrari (VIDEO)
S

Schumacher parashikon “luftë” te Ferrari (VIDEO)

Kimi Antonelli fitoi garën e Grand Prix i Kinës, por drama ishte pas tij. Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc luftuan rrotë më rrotë për vendin e tretë. Në fund, Hamilton fitoi podiumin e parë me Ferrarin, Leclerc u ndal në vendin e katërt.

Pilotët thanë se shijuan garën, por shefi i skuadrës, Frederic Vassuer paralajmëroi për rreziqet e përplasjes. Ralf Schumacher ka thënë se ata nuk janë miq të ngushtë dhe priten shumë duela emocionuese deri në fund të sezonit.

Për Hamiltonin, ky podium shënon rikthimin në podium pas një viti zhgënjyes në Ferrari dhe hap rrugën për fitoren e radhës.

TË FUNDIT