Aston Martin mund të diskualifikohet nga gara për Çmimin e Madh të Japonisë.
Të dielën, më 29 mars, karavani i Formulës 1 zhvendoset në pistën e njohur Suzuka, ku do të zhvillohet gara për Çmimin e Madh të Japonisë.
Sipas shumë mediave të specializuara të F1, ekziston një mundësi reale që Fernando Alonso dhe Lance Stroll, pilotët e Aston Martin, ta humbasin këtë garë.
Fillimi i bashkëpunimit mes Aston Martin dhe Honda-s në zhvillimin e njësisë së fuqisë nuk ka qenë aspak i mirë. Shefi Adrian Newey paralajmëroi se dridhjet e motorit mund të shkaktojnë dëmtime serioze të nervave, dhe për pak sa nuk munguan edhe garat në Australi dhe Kinë.
Në Kinë, Alonso u detyrua disa herë të lëshonte timonin sepse nuk i përballonte dot dridhjet. Nga pamjet shihej qartë se Aston Martin dridhej shumë më fort dhe më shpesh se makinat e tjera për shkak të motorit Honda.
Sipas burimeve pranë ekipit dhe vetë Alonsos, spanjolli po humb ndjeshmërinë në duar dhe e pati shumë të vështirë pas garës në Kinë.
As Stroll dhe as Alonso nuk i përfunduan dy garat e para. Honda ka njoftuar se po punon për përmirësime, por kjo duket më shumë si përpjekje për të qetësuar situatën.

Megjithëse Honda ka mundësinë të analizojë problemin më në detaje para garës së saj në shtëpi në Japoni (27–29 mars), lind pyetja:
A duhet Aston Martin të vazhdojë të garojë nëse problemet përsëriten në Suzuka?
Shumë besojnë se FIA mund ta diskualifikojë Aston Martin nëse nuk arrin të zgjidhë problemin dhe të reduktojë dridhjet në nivel të sigurt.



