Përmbytje në pistën e Goianias, në dyshim gara e MotoGP në Brazil
P

Përmbytje në pistën e Goianias, në dyshim gara e MotoGP në Brazil

Reshjet e dendura që nga e hëna kanë shkaktuar përmbytje në pistën e rinovuar Autodromo Ayrton Senna në Goiania, ku këtë fundjavë pritet të zhvillohet gara e MotoGP.

Tuneli i hyrjes në paddock u mbulua plotësisht nga uji dhe disa pjesë të pistës u përmbytën, sidomos në kthesat kryesore. Autoritetet shpallën alarm emergjent për rrezik përmbytjesh në qytet.

Pavarësisht situatës, ekipet po punojnë për të tharë pistën dhe për ta bërë gati për garën që nis të premten. Megjithatë, reshjet pritet të vazhdojnë dhe mund të ndikojnë në zhvillimin e eventit.

TË FUNDIT