Asllani i mërzitur: Një ëndërr që u ndal pak para fundit
A

Asllani i mërzitur: Një ëndërr që u ndal pak para fundit

Fisnik Asllani ka mbetur i mërzitur pas humbjes së mbrëmshme nga Turqia në finale të “play-off”-it të Botërorit 2026.

Ylli kosovar bashkë me shokët e dhanë maksimumin në fushën e blertë, por fatkeqësisht nuk ia dolën të shënonin duke marrë kështu fund ëndrra për të shkuar në Kupën e Botës.

Ndërkohë, futbollisti i Hoffenheimit premton se Kosova do të kthehet shpejt dhe më e fortë.

“Nuk është vec një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit, e dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë. Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do mbetej përgjithmonë… Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë! Faleminderit Kosovë”, shkroi Asllani në rrjetet sociale.

TË FUNDIT