Piastri “i gëzohet” podiumit të parë
P

Piastri “i gëzohet” podiumit të parë

Makthi i garave të pafilluara këtë sezon të formula 1 mori fund fundjavën e kaluar për Oscar Piastri, i cili përfundoi i dyti garën e fundit të zhvilluar në Japoni. Piloti australian i McLaren, që nuk kishte zhvilluar asnjë xhiro në Melburn dhe Shangai, por në Suzuka bëri një paraqitje të mirë, duke u ngjitur në podium.

Në fazat e hershme të garës, Piastri kishte arritur të merrte kryesimin, duke i rezistuar presionit nga Russell. Duke qenë ende në krye të garës, australiani hyri në xhiron e 18-të për një ndërrim gome, por makina e sigurisë ndryshoi fatet e garës  dhe Antonelli e gjeti veten në krye, duke mos e lëshuar atë deri në fund.

Një incident i pafat që fshiu çdo shpresë për fitore për australianin, i cili mbetet i kënaqur me progresin e bërë nga ekipi para rikthimit në aksion në Miami në fillim të maji.

“Po shkojmë mirë. Do të kishte qenë interesante të shihnim se çfarë do të kishte ndodhur pa makinën e sigurisë”.

“Në këtë pikë, pas dy garash pa asnjë xhiro në pistë, vendin e dytë është një rezultat i mirë për ne. Një falënderim i madh për ekipin. Mendoj se bëmë një punë të shkëlqyer me atë që kishim. Ende duhet ta përmirësojmë pak performancën tonë dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi”, tha Piastri.

TË FUNDIT