Ish-piloti i Formula 1 me “këshillë” interesante për Verstappenin
I

Ish-piloti i Formula 1 me “këshillë” interesante për Verstappenin

Sezoni i ri i Formula 1 nuk i ka përmbushur pritshmëritë,  përveç nëse je tifoz i Mercedeit. Shikueshmëria pas tri garave ka rënë ndjeshëm, ndërsa rritje ka vetëm në Itali, pasi  kampionatin e kryeson Andrea Kimi Antonelli.

Një nga arsyet kryesore është roli më i madh i energjisë elektrike, që po kufizon garimin real. Parakalimet ndodhin vetëm kur bateria është e mbushur, ndërsa më pas pilotët humbasin pozicionet. I pari që reagoi ishte katër herë kampioni bote Max Verstappen, i cili i quajti makinat e reja “Formula E me steroide” dhe paralajmëroi se mund të largohet nga Formula 1.

Sipas raportimeve, ai është shumë i pakënaqur me makinën e Red Bull Racing dhe madje ka menduar të tërhiqet. Aktualisht renditet i nënti me vetëm 12 pikë, 60 më pak se lideri Antonelli.

Megjithatë, Verstappen ka thënë se nuk ka nevojë për keqardhje: “Do të jem mirë. Edhe nëse largohem, do të merrem me gjëra të tjera”.

Nga ana tjetër, ish-piloti Juan Pablo Montoya e kritikoi ashpër, duke thënë se ai duhet ta pranojë se makina e re nuk është konkurruese dhe të ndalojë ankesat. “Verstappen duhet të thotë hapur se makina e re e Red Bullit është një plehrë dhe të mos vazhdojë me ankesa”, ka thënë Montyoa. Sipas tij, askush nuk është më i madh se sporti dhe Formula 1 do të vazhdojë edhe pa të.

TË FUNDIT