Takamoto Katsuta tregon ndryshimin që e ndjen pas fitores së parë
T

Takamoto Katsuta tregon ndryshimin që e ndjen pas fitores së parë

Piloti japonez Takamoto Katsuta thotë se ndihet më “i lehtë” dhe më i qetë pas fitores së tij të parë në Kampionatin Botëror të Rally-t.

Piloti i Toyota-s do të garojë në raundin e radhës në Kroaci, pasi së bashku me bashkëpilotin Aaron Johnson arriti një fitore historike në Safari Rally Kenya muajin e kaluar. Kjo ishte fitorja e parë e tij në startin e 94-t në WRC dhe suksesi i parë për një pilot japonez që nga Kenjiro Shinozuka në vitin 1992.

33-vjeçari u shpreh se tani ndihet më i çliruar pas largimit të presionit për të fituar për herë të parë.

“Ishte një nga momentet më të bukura të karrierës sime, por tani ndihet sikur ka ndodhur shumë kohë më parë. Ndihem më i relaksuar dhe më i përqendruar për garat e ardhshme”.

Katsuta po kalon fillimin më të mirë të një sezoni në WRC, me 55 pikë nga tre garat e para, duke u renditur i treti në kampionat, pas liderit Elfyn Evans.

Takamoto Katsuta, Toyota Gazoo Racing WRT Toyota GR Yaris Rally1

Megjithatë, ai thekson se për momentin nuk po mendon për titullin: “Po fokusohem vetëm te çdo garë dhe te marrja e rezultateve sa më të mira. Kampionati do të vijë vetë nëse performoj mirë”.

Raundi në Kroaci pritet të jetë sfidues, me etapa të reja dhe rrugë të ngushta asfalti me kapje të ndryshueshme, duke shtuar pasigurinë për pilotët.

TË FUNDIT