Antonelli vazhdon shkëlqimin, triumfon edhe në Kanada
A

Antonelli vazhdon shkëlqimin, triumfon edhe në Kanada

Piloti italian Kimi Antonelli ka fituar garën e Çmimit të Madh të Kanadasë në Formula 1, suksesi i katërt radhazi për 19-vjecarin e Mercedesit. Tashmë ai është shkëputur 43 pikë në renditje nga shoku i tij i skuadrës George Russell, që u detyrua të tërhiqet.

Në vendin e dytë u klasifikua britaniku Lewis Hamilton me Ferrari, që pak xhiro nga fundi arriti të parakalojë holandezin Max Verstappen me Red Bull (i treti). Ky është podiumi i parë sezonal për Verstappen, por edhe rezultati më i mirë për Hamilton me “kokëkuqen”.

Ai që mbeti i zhgënjyer nga kjo garë është Russell, që u detyrua të tërhiqej teksa udhëhiqte garën. Në mesin e saj, në një duel të fortë më Antonellin, motori Mercedes tradhëtoi britanikun dhe i hapi “dritën jeshile” italianit.

Në vendin e katërt u rendit Charles Leclerc me Ferrari.

Gara ishte interesante dhe hera-herës pati duele të forta si për fitoren (Russell-Antonelli në pjesën e parë) ashtu dhe për podiumin. Garë për t’u harruar për McLaren, me Piastri që u rendit i 11-ti, ndërsa Norris u tërhoq nga gara me probleme (edhe gabime që në start me gomat).

TË FUNDIT