Antonelli kujton befasinë nga Toto Wolff
A

Antonelli kujton befasinë nga Toto Wolff

Kimi Antonelli ka treguar se mbeti i befasuar kur Toto Wolff i komunikoi se Mercedes e shihte si zëvendësuesin e Lewis Hamiltonit, i cili do të kalonte te Ferrari. “M’u hapën sytë sa pjata”, tha italiani, duke pranuar se fillimisht mendoi se drejtuesi i ekipit po bënte shaka, pasi ende nuk kishte debutuar në Formula 2.

Antonelli u zyrtarizua te Mercedes në gusht 2025 dhe pranoi se sezoni i parë në Formula 1 ishte i vështirë për shkak të presionit, por tha se kjo përvojë e ndihmoi të fitonte më shumë besim te vetja. Aktualisht, ai kryeson renditjen e kampionatit të Formula 1 me 219 pikë.

TË FUNDIT