Bagnaia tregon problemin e madh te Ducati
B

Bagnaia tregon problemin e madh te Ducati

Francesco Bagnaia thotë se Ducati i tij sillet “shumë, shumë ndryshe” nga motorët e tjerë GP26, ndërsa as ai dhe as skuadra nuk kanë një shpjegim të qartë për këtë situatë.

Dy herë kampioni i MotoGP-së pati një fundjavë shumë të vështirë në Misano, ku vuajti si në kualifikuese, ashtu edhe në gara. Pas pushimit veror, forma e tij ka rënë ndjeshëm dhe në tri garat e fundit nuk ka marrë asnjë pikë, duke përfunduar çdo garë të së dielës jashtë piste.

“Është jashtëzakonisht e lehtë të shihet ndryshimi mes asaj që bën motori im dhe Ducati-t e tjerë. Është një diferencë shumë e madhe, por është e vështirë të kuptohet pse. Edhe skuadra nuk ka përgjigje”, tha Bagnaia.

Italiani u shpreh i frustruar dhe i “poshtëruar” përpara tifozëve të tij në Misano, duke theksuar se ka probleme veçanërisht me frenimin, hyrjen në kthesa dhe përshpejtimin.

“Po frenoj shumë më fort se të tjerët, por motori nuk ngadalëson. Po i kushtoj shumë vëmendje përshpejtimit, por jam ai që përshpejton më pak. Po jap maksimumin, ashtu si edhe skuadra, por diçka mungon”, shtoi ai.

Bagnaia pranoi se aktualisht duhet të përballet me realitetin dhe të nisë nga e para: “Niveli im aktual ndoshta është i mjaftueshëm për një vend të nëntë ose të dhjetë. Duhet ta pranojmë këtë dhe të përpiqemi të përmirësohemi”.

TË FUNDIT