Kankkunen flet pas rekordit të Toyota-s në WRC
K

Kankkunen flet pas rekordit të Toyota-s në WRC

Toyota ka barazuar rekordin e Lancia-s me 10 tituj të konstruktorëve në Kampionatin Botëror të Rally-t (WRC).

Titulli i vitit 2026 është i gjashti radhazi për Toyota-n, në një seri dominimi që nisi në vitin 2021. GR Yaris Rally1 ka fituar 56 nga 77 garat që nga hyrja në fuqi e rregullave të reja Rally1 në 2022.

Zëvendësdrejtori i ekipit, Juha Kankkunen, i cili ka kontribuar në sukseset e Toyota-s si pilot dhe drejtues, e cilësoi arritjen si “krejt të pabesueshme”.

“Të kemi tani 10 kampionate është diçka vërtet e veçantë. Jam shumë krenar për ekipin”.

Edhe presidenti i Toyota-s, Akio Toyoda, përgëzoi ekipin pas sigurimit të titullit në Kili, duke vlerësuar punën e pilotëve dhe të gjithë stafit gjatë sezonit.

TË FUNDIT