Hyundai Tucson i ri thyen rekorde
H

Hyundai Tucson i ri thyen rekorde

Hyundai Tucson i gjeneratës së re ka shënuar një nisje rekord, me 15.045 rezervime vetëm në ditën e parë, duke tejkaluar gjeneratën e mëparshme për 4.203 rezervime. Që nga viti 2004, modeli është shitur në mbi 11,1 milionë ekzemplarë.

Hibridi është zgjedhja kryesore e blerësve: 55% kanë preferuar versionin hibrid me 245 kuaj fuqi, ndërsa në ofertë mbetet edhe motori turbo me benzinë, me 193 kuaj fuqi.

Modeli i ri është më i madh se paraardhësi, me gjatësi prej 4,7 metrash dhe bagazh prej 695 litrash. Dizajni i ri është më muskulor, ndërsa kabina përfshin një ekran gjigant prej 17 inçësh, por ruan butonat fizikë për komandat kryesore.

Një tjetër risi është sistemi inteligjent që e ndihmon automjetin të kthehet automatikisht prapa, duke ndjekur rrugën e regjistruar në hapësira të ngushta.

Ardhja në Evropë pritet në vitin 2027, ndërsa çmimi ende nuk është bërë i ditur.

TË FUNDIT