Lewis Hamilton i mahnitur pas fëmijëve të Kim Kardashian: Zbulohet dhurata që u ka bërë
L

Lewis Hamilton i mahnitur pas fëmijëve të Kim Kardashian: Zbulohet dhurata që u ka bërë

Lewis Hamilton po shijon lidhjen me Kim Kardashian dhe kohën që kalon me katër fëmijët e saj. Piloti britanik i Ferrarit zbuloi se këtë vit u ka blerë një qen, të quajtur Halo, i cili tashmë është bërë pjesë e familjes.

“Më pëlqen jashtëzakonisht të kaloj kohë me fëmijët e saj. Tani kam mundësi të luaj me ta“, tha Hamilton.

Ndërkohë, Kim Kardashian ka pranuar se më në fund ka gjetur mashkullin e ëndrrave të saj. E pyetur për lidhjen me Hamiltonin, ajo u shpreh: “Jam vërtet, vërtet shumë e lumtur“.

Romanca e tyre tërhoqi vëmendjen që në shkurt, kur u panë së bashku në Paris dhe më pas në Super Bowl. Çifti ka udhëtuar edhe në Japoni, ndërsa Kim është parë duke e mbështetur Hamiltonin në garat e Formula 1.

Dhurata për fëmijët dhe deklaratat e tyre publike tregojnë se lidhja po bëhet gjithnjë e më serioze.

TË FUNDIT