“Ka qenë një fundjavë e shkëlqyer. Jam shumë i lumtur. Ky është rezultati që na duhej. E gjithë skuadra e meritonte, pasi kemi punuar jashtëzakonisht shumë gjatë javëve të fundit për të përsosur paketën tonë më të re të përmirësimeve”.
Kështu deklaroi pas garës së fituar në Austin piloti italian i Mercedes, Kimi Antonelli, që korri suksesin e nëntë sezonal në Formula 1.
Tashmë ai është shumë pranë titullit të parë kampion për pilotë.
“E nisa shumë mirë garën edhe pse në fillim nuk ishte e qartë nëse duhej të shtyja fort apo të menaxhoja avantazhin. Arritëm ta zgjatnim qëndrimin në pistë me setin e parë të gomave dhe, pas kësaj, gjërat u bënë shumë më të qarta”, tha 20-vjeçari.
Më tej, Antonelli komentoi: “Gjithçka funksionoi në mënyrë të përsosur: strategjia me një ndalesë të vetme shkoi saktësisht siç ishte planifikuar. Ishte një përpjekje fantastike e gjithë skuadrës”.
“Jemi shumë afër tani titullit, por dua ta mbyll në mënyrën më të mirë në Meksikë, me rezultatin më të mirë të mundshëm, e më pas të fitoj gara të tjera para se të përfundojë sezoni. Nuk dua të flas për titullin, asgjë nuk ka përfunduar”, tha Antonelli.



