Rally Dakar 2027 nuk do të zhvillohet në Arabinë Saudite, siç ishte planifikuar fillimisht, për shkak të situatës gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Organizatorët ASO dhe SMC kanë konfirmuar se gara do të zhvendoset në një territor tjetër.
Gara do të mbahet nga 1 deri më 15 janar 2027, ndërsa vendndodhja e re do të shpallet në ditët në vijim. Sipas pritshmërive, Maroku është një nga kandidatët kryesorë, ndërsa prologu mund të zhvillohet në Portugali ose Spanjë.
Organizatorët kanë bërë të ditur se ky është një vendim i përkohshëm dhe se Dakari do të rikthehet në Arabinë Saudite në vitin 2028, për edicionin e 50-të të garës.
Ndërkohë, tensionet në Lindjen e Mesme kanë ndikuar edhe në organizimin e ngjarjeve të tjera të sportit motorik në rajon.



