Mekaniku i njohur zbulon SUV-in që ia vlen më shumë
M

Mekaniku i njohur zbulon SUV-in që ia vlen më shumë

Mekaniku spanjoll Pedro Bastida rekomandon Dacia Duster, duke e cilësuar si një nga SUV-të më të mira për çmimin që ofron.

Gjenerata e tretë, e prezantuar në vitin 2024, sjell dizajn modern, konstruksion të qëndrueshëm dhe motorë të besueshëm. Duster ofrohet me motorë benzine, LPG dhe hibridë, ndërsa disa versione kanë edhe kambio automatike dhe tërheqje 4×4.

Një nga përparësitë kryesore është kostoja e ulët e përdorimit, veçanërisht te versioni me gaz LPG. Gjithashtu, amortizimi i butë dhe lartësia nga toka e bëjnë të përshtatshëm për rrugë të dëmtuara.

Sipas mekanikut, Duster ofron shumë për çmimin e tij: dizajn tërheqës, praktikitet, mekanikë të provuar dhe mundësi të shumta konfigurimi.

“Askush nuk ju ofron më shumë për më pak para!”, përfundon ai.

TË FUNDIT