Parashikim i çmendur për Formula 1: Topi i Artë i Harry Kane mund t’i sjellë titullin Ferrarit!
P

Parashikim i çmendur për Formula 1: Topi i Artë i Harry Kane mund t’i sjellë titullin Ferrarit!

Një përkim historik u jep shpresë tifozëve të Ferrarit. Sa herë që një futbollist anglez fiton Topin e Artë në epokën moderne, Ferrari triumfon në Formula 1 sezonin pasues.

Në vitin 2001, Michael Owen fitoi Topin e Artë, ndërsa në vitin 2002 Michael Schumacher dominoi Formula 1 me Ferrarin. Një skenar i ngjashëm ndodhi në vitin 1979, kur Jody Scheckter fitoi titullin pas suksesit të Kevin Keegan.

Ferrari nuk e ka fituar titullin e pilotëve që nga viti 2007, kur triumfoi Kimi Raikkonen. Megjithatë, me ardhjen e Lewis Hamiltonit dhe përmirësimet e fundit të makinës SF-26, ekipi italian shpreson të rikthehet në majë.

A do të përsëritet historia? Pas Topit të Artë të Harry Kane, tifozët e Ferrarit shpresojnë që sezoni i ardhshëm t’u sjellë më në fund titullin e shumëpritur.

TË FUNDIT