Shefi i Mercedesit, Toto Wolff, ka kundërshtuar deklaratat e ish-këshilltarit të Red Bullit, Helmut Marko, se George Russell nuk do të ketë më mundësi të luftojë për titullin e Formula 1 pas humbjes së pritshme ndaj Kimi Antonellit.
Marko deklaroi se Antonelli ia ka marrë Russellit statusin e pilotit numër një dhe se britaniku mund të mos ketë më një mundësi tjetër për titullin.
Wolff, megjithatë, beson te aftësitë e Russellit: “Ai i ka të gjitha cilësitë e nevojshme. Nëse i sigurojmë një makinë të shpejtë, mund të fitojë kampionatin.”
Antonelli kryeson me 123 pikë epërsi ndaj Russellit dhe është pranë titullit botëror. Në Çmimin e Madh të Meksikës, atij mund t’i mjaftojë vendi i nëntë për t’u bërë kampioni më i ri në historinë e Formula 1.



