Gjithnjë e më shumë prodhues të automjeteve po e zëvendësojnë shufrën tradicionale të matjes së vajit me sensorë elektronikë, të cilët e shfaqin nivelin e vajit drejtpërdrejt në ekranin e makinës.
Sipas prodhuesve, kjo teknologji ofron matje më të sakta, shmang gabimet njerëzore dhe lehtëson kontrollin e motorit. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ky ndryshim kufizon mundësinë e shoferëve për të kontrolluar vetë automjetin.
Te makinat hibride, ndërhyrjet nën kofano mund të jenë edhe të rrezikshme për shkak të kabllove me tension të lartë.
Një tjetër veçori është se kompjuteri i makinës ruan historikun e nivelit të vajit. Në rast dëmtimi të motorit gjatë periudhës së garancisë, servisi mund të kontrollojë nëse automjeti është drejtuar me mungesë vaji, gjë që mund të ndikojë në vlefshmërinë e garancisë.



