Rripi i dhëmbëzuar, vrasësi i heshtur i motorit
R

Rripi i dhëmbëzuar, vrasësi i heshtur i motorit

Rripi i dhëmbëzuar zakonisht duhet të ndërrohet çdo 80.000 deri në 160.000 kilometra, varësisht nga modeli i makinës. Megjithatë, edhe mosha ka rëndësi, pasi goma plaket dhe humbet elasticitetin, zakonisht pas 5–7 vjetësh.

Vozitja në qytet, ndezjet e shpeshta dhe rrjedhjet e vajit mund ta përshpejtojnë konsumimin e tij.

Pse është i rëndësishëm ndërrimi në kohë? Nëse rripi këputet gjatë punës së motorit, pistonët mund të përplasen me valvulat, duke shkaktuar dëme të kushtueshme.

Meqë rripi shpesh nuk jep shenja paralajmëruese, ekspertët këshillojnë të respektohen intervalet e prodhuesit dhe të kontrollohet historia e servisit, veçanërisht kur blihet një makinë e përdorur.

TË FUNDIT