Gabimi më i shpeshtë që bëni gjatë ngricave
G

Gabimi më i shpeshtë që bëni gjatë ngricave

Gjatë ditëve të ftohta, lagështia që mbetet mes gomave izoluese dhe karrocerisë mund të ngrijë, duke bërë që dyert e veturës të mos hapen.

Gabimi më i madh që bëjnë shoferët është tërheqja e fortë e dorezës, gjë që mund të shkaktojë dëmtimin e gomave, pjesëve plastike apo mekanizmit të bravës.

Si ta parandaloni këtë problem?

Pastroni dhe thani mirë gomat izoluese të dyerve. Përdorni sprej silikoni ose produkte të posaçme për mbrojtjen e gomave.

Pas larjes së veturës, largoni ujin nga skajet e dyerve.

Kontrolloni rregullisht gjendjen e gomave izoluese.

Çfarë të bëni nëse dyert janë ngrirë?

Provoni t’i shtypni lehtë dyert nga jashtë, përgjatë skajeve, për të shkëputur akullin. Mund të provoni edhe dyert e tjera dhe ta ndizni ngrohjen e veturës. Nëse është ngrirë brava, përdorni sprej të posaçëm për shkrirje.

Kujdes! Mos përdorni ujë të valë, thika apo kaçavida për hapjen e dyerve, pasi mund të dëmtoni xhamat, bojën dhe gomat izoluese.

Nëse gomat janë të çara ose të dëmtuara, zgjidhja më e mirë është zëvendësimi i tyre.

TË FUNDIT