Banka Qendrore e Kosovës (BQK) i ka paraqitur sot rezultatet lidhur me luftën ndaj parave të falsifikuara dhe nga zbatimi i masave të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, deri në prill të vitit 2024.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se janë tërhequr nga qarkullimi dhe deponuar në BQK rreth 2.5 milionë copë monedha të denominimeve prej 2 eurosh.
“Janë detektuar dhe u është parandaluar hyrja në sistemin financiar rreth 54,000 copë monedha të denominimeve prej 2 eurosh, duke i tërhequr nga qarkullimi të dyshuara si të falsifikuara. Është furnizuar ekonomia me afro 7.4 milionë copë monedha euro plotësisht të reja të të gjitha denominimeve pa asnjë tarifë të aplikuar”.
”Është furnizuar ekonomia me afro 5.82 milionë copë kartëmonedha euro plotësisht të reja dhe të përshtatshme për riqarkullim ne shume prej 261.6 milionë euro. Janë importuar monedha krejtësisht të reja 5 milionë copë, ose 8 milionë euro. Janë eksportuar 2.4 milionë copë (2.8 milionë euro) të monedhës 2 euro (të tërhequra nga qarkullimi)”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv/



