Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve sot rreth orës 13:15 në rrugën Viti-Kllokot.
Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Me datën 25.05.2026 rreth orës 13:15 kemi pranuar informacion se në aksin rrugor Viti-Kllokot ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në të cilin kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan. Hetues policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti”, tha Osmani.



