Numri i futbollistëve kosovarë që po luajnë në ligat më prestigjioze evropiane po rritet vazhdimisht, ndërsa këtij grupi pritet t’i shtohet edhe Albion Rrahmani.
Së shpejti, ai mund të transferohet shumë shpejt në Premier League.
Sipas mediave rumune, është skuadra e Aston Villas që ka shprehur interesim për sulmuesin kosovar.
Rrahmani ka shkëlqyer te Rapid Bukuresht që nga transferimi në verën e kaluar duke realizuar 13 gola.
Madje, atë nuk e ndaloi as lëndimi i rëndë që e pësoi muaj më parë. Mediumet në Rumani janë duke e cilësuar Rrahmanin si lojtarin më të mirë në elitën e futbollit rumun.
Përndryshe, Rapid Bukureshti e bleu Rrahmanin për rreth 600 mijë euro nga skuadra e Ballkanit.